Dy të rinj të moshës 18 dhe 21 vjeçare kanë sulmuar zyrtarë policor në një restorant në lagjen Ilinden.
Policët kanë qenë në detyrë në restorantin pasi më parë është prishur rendi dhe qetësia publike.

Rreth orës 01.50 ata janë sulmuar fizikisht nga ana e K.K (18) dhe M.M (22) që të dy nga lagja Ilinden.
“Personat janë ndaluar në Stacionin Policor Gazi Babë. M.M është dërguar në Klinikën e Shkupit për shërbim. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, kanë thënë nga MPB.