Një mashkull shqiptar me shtetësi maqedonase është arrestuar nga Policia e Kosovës pasditen e së dielës që e lëm pas.

Arrestimi i tij ndodhi pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht dhe ofenduar zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare, njofton Klan Kosova.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në rrugën Dëshmorët e Kombit në Hani të Elezit, njofton Klan Kosova.

Artikulli paraprakGRUEVSKI KËRKON PUBLIKIMIN E DËSHMIVE SE MERCEDESI ISHTE I VJETËR DHE DUHEJ BLERË NJË MAKINË E RE
Artikulli tjetërHapat e duhur për t’i dhënë fund depresionit