Eshte rritur bilanci i viktimave në rripin e gazës pas dhunës që shpërtheu pas instalimit të SHBA në Jerusalem. Së paku 18 palestinezë janë qëlluar për vdekje në Gaza nga trupat izraelitë, në një nga përplaset më të përgjakshme në disa javë.

Këto pamje kanë ardhur para hapjes kontraverse te ambasadës së Amerikës në Jerusalem, që ka zemëruar palestinezët, pasi e shohin këtë si përkrahje të Amerikës që Izraeli ta ketë qytetin nën udhëheqje.

Zyrtarë të lartë amerikanë do të marrin pjesën në hapjen e ambasadës, duke përfshirë edhe vajzën e presidentit Trump, Ivanka Trump.

Udhëheqësit islamik të Gazës, Hamasi, kanë mbajtur protesta të mëdha në gjashtë javët e fundit.

Ministra e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka bërë të ditur se në mesin e të vrarëve është edhe një 14 vjeçar, ndërsa 500 persona kanë mbetur të lënduar, raporton BBC.

Më shumë se 50 palestinezë kanë vdekur që prej fillimit të protestave.

Hapja e kësaj ambasade po shihet si shumë kontraverse sepse statusi i Jerusalemit është në qendër të konfliktit në mes të Izraelit dhe Palestinës./sn/

Artikulli paraprakZAEV: JAM GATI PËR TAKIM LIDERËSH
Artikulli tjetërProtesta kundër ambasadës, snajperët izraelitë vrasin 18 palestinezë