Prej nesër deri të shtunën Tetova për herë të parëp do të jetë nikoqire e ngjarjes më të madhe sportive për nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoni – Gjimnaziada sportive.

Gjimnaziada organizohet në bashkëpunim me Federatën e sporteve shkollore, Agjencisë për të rinj dhe sport, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Lidhjes së sporteve të komunës së Tetovës.

Sipas udhëheqësit të sektorit për veprimtari publike në komunën e Tetovës, Ahmet Qazimi, investimet në infrastrukturën sportive gjatë periudhës së kaluar mundësuan që Tteova të jetë nikoqire e nxënësve të shkollave të mesme nga i tërë shteti.

Gjimnaziada, e 11-ta me rend, do të hapet nesër në sheshin e qytetit në Tetovë. Tre ditëpt në vijim rreth 700 nxënës nga vendi do të marrin pjesë në gara në diciplina të ndryshme sportive në pothuajse të gjitha sallat sportive në komunë, si dhe në fusha të tjera të lojës.

“Presim që tteova të jetë nikoqire dinjitoze e këtij manifestimi më të madh ssportiv të shjkollave të mesme në Maqedoni”, tha Qazimi.

Nxënësit e shkollave të mesme do të garojnë në hendboll, basketboll, futsall dhe futboll çdo ditë prej orës 13:00 deri në orën 17:00. Ndeshjet finale në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave janë caktuar për të shtunën.

Duke pasur parasysh se Federata e sporteve shkollore të Maqedonisë është anëtare e Federatës ndërkombëtare, ekipet fitimtare të Gjimnaziadës së sivjetme në Tteovë, do të kenë mundësi edhe për paraqitje ndërkombëtare më tutje.

Në hapjen e Gjimnaziadës është paralajmëruar edhe prania e kryeministrit Zoran Zaev./koha.mk