Giuseppe Conte ka hequr dorë nga formimi i qeverisë së re italiane.

Shkak janë bërë mosmarrëveshjet mes Presidentit Matarella dhe krerëve te koalicionit “5 Yjet” dhe “Lega Nord”.

Sipas mediave italiane, presidenti Matarella nuk e ka pëlqyer kandidaturen e Contes për kryeministër sepse është një euroskeptik.

Nga ana tjetër, kreu i shtetit ka refuzuar kandidaturën e Paolo Savonës si ministër të Ekonomisë, që i është paraqitur nga Conte.

Contes iu besua detyra një javë më parë nga presidenti italian me propozimin e koalicionit.

Artikulli paraprakÇështja e emrit në tryezën e ministrave në Bruksel (VIDEO)
Artikulli tjetërArsyet pse ndjeheni të lodhur gjatë gjithë kohës