Presioni ndaj opozitës dhe acarimi i situatës politike ka nxjerrë jashtë kontrollit seancat parlamentare. Tashmë kërkesat e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për të ndërprerë fjalën e deputetëve të opozitës nuk kanë asnjë vlerë, pasi opozita nis transmetimin në Facebook dhe nga aty, transmeton live në të gjitha mediat informative.

E njëjta situatë është përsëritur edhe këtë të enjte gjatë fjalës së Albana Vokshit dhe Edi Palokës. Seanca parlamentare u ndërpre 2 herë radhazi, por në media vazhdonte transmetimi i fjalës së deputetëve të opozitës, megjithëse Ruçi dhe ministrat nuk dukeshin në sallë.

Artikulli paraprakAlbërie Hadërgjonaj tregon arsyen e divorcit,’Burri më tradhëtonte gjithmonë’
Artikulli tjetërAgjensia Evropiane e Mjedisit: 45% e plazheve të Shqipërisë, të ndotura