Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi të mërkurën se ai po punonte mbi një plan për të reduktuar ndihmën amerikane për vendet që ai tha se nuk kiishin bërë asgjë për të ndaluar anëtarët e bandës kriminale MS-13 që të hynin ilegalisht në SHBA.

“Jemi duke e shqyrtuar të gjithë strukturën tonë të ndihmës. Do të ndryshojë në mënyrë radikale,” tha Trump në një tryezë të rrumbullakët ku diskutohej për kërcënimin nga bandat e dhunshme.

MS-13 ose banda Mara Salvatrucha u themelua në Los Angelos në 1980 për të mbrojtur emigrantët nga Salvadori dhe që atëherë është rritur dhe kthyer në një organizatë kriminale që i ka kapërcyer kufijtë. Ajo ka 30 mijë anëtarë në të gjithë botën dhe 10 mijë vetëm në SHBA, sipas DASH.

Trump i ka shpallur luftë bandës në kuadrin e përpjekjeve të tij të mëdha për të ndalur rrjedhën e migrantëve që hyjnë ilegalisht në SHBA./SYRI.NET/