Të dhënat e fundit që kanë dalur nga NASA në lidhje me informacionet për ndryshimin e klimës ka ngritur shqetësime tek punonjësit sidomos në kohën kur kjo agjenci ndodhet në një kohë që po qeveriset nga Trump.

Ish shkencëtarja e komunikimit në Nasa, Laura Tenenbaum tha se ajo ishte e shqetësuar në lidhje me “ngrohjen globale”, raportoi “The Guardian”, transmeton Periskopi.

“Ata kanë ndaluar të promovojnë ose të flasin më shumë në lidhje me klimën, ata e kanë minizuar dukshëm. Njerëzit në kuadër të agjencisë janë të shqetësuar nga shkurtimet e fondeve të Trump për Nasa. Ka një frikë për rezultatet që po prodhojnë kaos”, thotë ajo.

“Me presidentin Trump në krye të Amerikës tashmë ndryshimi klimatik është një çështje e ndjeshme”, shtoi ai.

Prej kohës së qeverisjes së Trump edhe publikimet e Nasa janë reduktuar dukshëm nga viti në vit./Periskopi/