Të paktën një person e ka humbur jetën ndërsa 16 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentimit të një autobusi me pasagjerë në qytetin perëndimor të Turqisë, Kutahya, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra autobusi me pasagjerë ka rënë në humnerë në autostradën Kutahya-Eskisehir. Në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i autoambulancave.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Artikulli paraprakKreu i Bogovinës nga radhët e ASH-së kërkon ndihmë: Na kanë bllokuar!
Artikulli tjetërMoment i frikshëm, i riu hudhet para kamionit me shpejtësi (VIDEO)