Vendimi i marrë nga Donald Trump për të nxjerrë SHBA-në nga marrëveshja bërthamore iraniane rrezikon t’i hapë rrugën konflikteve të reja, paralajmëroi Turiqa, aktor kyç në Lindjen e Mesme.

“Tërhqeja e njëanshme e SHBA-së nga marrëveshja mbi bërthamoren është një vendim që do të shkaktojë destabilitet dhe konflikte të reja”, deklaroi në Twitter zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane, që e cilësoi si shkatërrimtar si dhe njoftoi rikthimin e sanksioneve kundër Teheranit./am/