Në Gjykatën Penale sot do të mbahet seancë e re dëgjimore për të akuzuarit në veprën tentim për vrasje ndaj Zijadin Selës. Gjatë seancës pritet që të lëshohet filmimi i ngjarjeve të përgjakshme në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.

Në seancën e kaluar u treguan filmimet e kamerave të sigurisë nga qendra e shtypit në Kuvend.

Para Gjykatës Penale deri tani për të enjten e përgjakshme në Kuvend kanë dëshmuar disa dëshmitarë, mes të cilëve edhe vetë Sela. Për këtë rast akuzohen plot 10 persona./am/

Artikulli paraprakLu: Mirëpresim faktin që Tahiri të përballet me drejtësinë pa imunitet
Artikulli tjetërLuftanija greke dhe anija e mallrave turke përplasen në Egje