Të paktën 76 njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë u plagosën pasi stuhi të ashpra pluhuri goditën disa shtetet indiane.

Stuhitë të mërkurën ndërprenë energjinë elektrike, rrënuan pemët, shkatërruan shtëpi dhe vranë bagëtitë.

Shumë prej të vdekurve po flinin kur shtëpitë e tyre u shembën pasi u goditën nga shpërthimet intensive të vetëtima, shkruan Syri.net.

Stuhitë e pluhurit janë të zakonshme në këtë pjesë të Indisë gjatë verës, por humbja e jetës në këtë shkallë është e pazakontë.

“Unë kam qenë në detyrë për 20 vjet dhe kjo është më e keqja që kam parë”, tha Hemant Gera, sekretare për menaxhimin e fatkeqësive dhe lehtësim në Rajasthan, për BBC.