Ky është momenti tronditës kur tre burra mbyten në një pellg në Rajasthan të Indisë Perëndimore.

Chetan Khatik, 28 vjeç, Sudarshan Chandel, 22 vjeç, dhe Radheyshyam Khatik, 27 vjeç, pas një udhëtimi me biçikletë u ndalën për tu freskuar dhe notuar në një lum.

Edhe pse të tre ishin notarë të dobët, ata vendosën të futeshin në pellgun e thellë në Gauri Dham Kund.

Ata vendosëb një nga telefonat e tyre celularë për të filmuar në anën e pellgut momentin kur ata po argëtoheshin dhe fillimi i videos tre minutëshe tregon se ata spërkaten njëri-tjetrin me ujë.

Megjithatë, pasi njëri prej tyre hidhet në pellgun e thellë fillon të mbytet pasi nuk dinte not, dhe menjëherë dy të tjerët hidhen për ta ndihmuar.

Së shpejti të tre burrat shihen duke u përpjekur të qëndrojnë mbi ujë por fatkeqësisht ata zhduken një nga një nën ujë.

Anëtarët e familjes së tyre respetive kontaktuan policinë pasi të rinjtë nuk ishin kthyer në shtëpi dhe pas një kërkimi policia gjeti burrat e mbytur në pellg.  (TemA)