“Shqipëria ka një problem të madh: plehrat- aty ku askush nuk duhet të jetë.

Ajo që duhet si një film apokaliptik, kërcënon njeriun dhe natyrën.

Shqipëria e maleve të thepisur dhe plazheve magjepsëse, me një ëndërr turistike që është në ndërtim e sipër njëlloj si në Mal të Zi dhe Greqi, ka një problem të madh.

Ajo që duket si një film apokalipsi po kërcënon njeriun dhe natyrën sepse nuk ka një sistem të grumbullimit të mbeturinave në të gjithë vendin që sjell: Mbushjen e Shqipërisë me plehra”.

Kështu thuhet në një reportazh të kanalit gjerman ZDF, për Shqipërinë.

Problemi i mbetjeve dhe plehrave në Shqipëri është shqetësues dhe për vetë fqinjit tanë, aq sa kroatët janë ankuar disa herë, se plehrat tona po shkojnë në bregdetin e tyre.(TemA)