Një avion linje me 104 persona në bord u përplas me tokën sapo tentoi të ngrihej nga aeroporti i Havanës në Kubë. Njoftimi zyrtar është bërë nga autoritetet vendase.

Bëhet fjalë për një Boeing 737 të kompanisë kubane “Cubana de Aviaciòn” të drejtuar për në Holguìn. Presidenti i vendit Miguel Diaz-Canel tha se “Druhej se do të kishte shumë viktima”.

Avioni u përplas me tokën në zonë të banuar jo larg aeroportit. Burimet zyrtare thanë se viktima ka edhe nga banorët e zonës ku ra avioni. 9 persona i përkasin ekuipazhit dhe janë të gjithë të huaj. ©LAPSI.al

Artikulli paraprakIsh-spiuni Sergei Skripal del nga spitali, dy muaj pas helmimit
Artikulli tjetërJu mban goja erë të keqe? Kjo është mënyra për ta eleminuar përgjithmonë