Ky është momenti kur forca të shumta policie kanë arrestuar një 25-vjeçar në ambientet e universitetit Lincoln.
I riu kishte bërë një grabitje si dhe kishte sulmuar një burrë me kazmë.
Dhjetëra policë të armatosur deri në dhëmbë u futën në kampusin e universitetit dhe detyruan të riun të gjunjëzohet dhe dorëzohet, derisa studentët e tmerruar nga ajo çfarë po shihnin nuk e dinin se çfarë po ndodhte.
Policia e Lincolnshire në Angli, ka konfirmuar arrestimin e të riut i cili ishte parë duke shëtitur lirshëm nëpër kampusin e universitetit.
“Personi i arrestuar dyshohet për një plaçkitje, ku në ato momente kishte sulmuar një burrë me kazmë”, thuhej në një komunikatë të lëshuar nga policia angleze. (TemA)