Një përplasje fizike ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti Xhavit Haliti i PDK-së ka goditur deputetin e LDK-së, Arben Gashi.

Sherri mes tyre kishte filluar që një ditë më parë kur Gashit nuk iu dha fjala nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, në mënyrë që deputeti i LDK-së t’u përgjigjej akuzave nga deputeti Milaim Zeka.

Deputeti Gashi reagoi duke i thënë Halitit “Balosh ama fjalën”, ”mashtrues”, “le të shkon në rrotë të samës” etj.

Ndërsa Haliti iu drejtua me fjalët ‘qen bir qeni’.

Artikulli paraprakEliminoni menjëherë erën e keqe të gojës, ja si
Artikulli tjetërNdryshon politika në Itali. Qeveria e re: Të hiqen sanksionet ndaj Rusisë. Moska s’duhet parë si armik, por si partner