Ajo është një prej qindra fateve të dhimbshme të luftës në Siri, dhe posaçërisht në Halep, aty ku janë shënuar ndër tragjeditë më të mëdha.

Sot jeton e vetme pasi ka humbur gjithçka, familjen por dhe këmbët.

Para një gazetari, ajo ka rrëfyer fatin e saj tragjik:

“Emri im është Nedzva Muhammed Halef. Ne jetonim Halepe. Ishim njëmbëdhjetë vëllezër e motra. Tre nga vëllezërit e mi, duke qenë me gjyshin tim ndërruan jetë në Ramazan dy vjet më parë pasi ranë viktima të një bombardimi.

Ndërsa pjesa tjetër e familjes, nëna, unë vëllezërit dhe motrat e mia të vogla, pasi po qëndronim ulur në shtëpi, papritmas na ra një raketë. Gjithçka u errësua. Nëna ime dhe katër vëllezërit e motrat e mia vdiqën, ndërëa unë mbijetova.

Ndërsa babain ma vrau ISIS disa ditë më vonë.

Unë kam humbur dhe të dyja këmbët. Do doja që të kisha proteza dhe të ecja.

Do doja që familja ime të ishte gjithmonë me mua, por ajo nuk është më. Kur rri vetëm, ndihem sikur janë me mua. Vëllezërit dhe motrat e mia, nëna dhe babai im. Kur vdiqën ata, ndjeva se nuk kisha asgjë për të jetuar. Por jetoj dhe ndjej trishtim”, ishin disa nfa fjalët e vajzës në rrëfimin e saj të dhimbshëm. (tesheshi)

Artikulli paraprakSi po pasurohen me pudrën “Talk” luftëtarët e ISIS
Artikulli tjetërVIDEO/ Lepuri fut në ‘sherr’ dhelprën dhe shqiponjën, ja kush fiton