Fermerët e qershisë në Dibër ankohen për mungesë të tregut të shitjes të prodhimeve të tyre.

Këtë vit prodhimi i qershisë ka qenë në maksimum, ndryshe nga viti i kaluar ku u dëmtuar për shkak të ngricës dhe breshërit.

Por fermerët nuk po arrijnë të shesin prodhimet e tyre. Ata fajësojnë shtetin që sipas tyre nuk iu ka krijuar kushte për treg, e ndërsa çmimi i shitjes për kilogram nuk mbulon shpenzimet. Të gjendur në këto kushte, disa nga fermerët kanë nisur prerjen e pemëve të qershisë.

Ndërkaq, fermer të tjerë thonë se vitin e ardhshëm pasi të presin pemët e qershive do të mbjellin hashash pasi sipas tyre vetëm ai ka treg të sigurt në Shqipëri. Në të gjithë qarkun Dibër, janë të mbjella 460 hektarë tokë me qershi./news24