Prokuroria Themelore Publike – Tetovë ka ngritur akuzë kundër 13 personave për pjesëmarrje në incidentin e armatosur në Recicë të Vogël më 5 Prill të këtij viti, ku një person humbi jetën kurse disa të tjerë u plagosën.

Kundër katër personave është ngritur aktakuzë me propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit, me të cilin, një person ngarkohet për veprën penale vrasje dhe për veprën tregti, ndërmjetësim, mbajtje dhe përpunim të paautorizuar me armë dhe materiale shpërthyese. Tre persona ngarkohen për veprën penale Tentim vrasje dhe tregti të paautorizuar me armë dhe materiale shpërthyese.

Prokurori kompetent public nga Gjykata Themelore Tetovë ka propozuar që tre të akuzuarve që janë privuar nga liria, dhe një tjetri që ende është në arrati tu vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e aktvendimit kundër tyre.

Kundër nëntë personave tjerë Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka dorëzuar propozim akuzë ku të gjithë ngarkohen për veprën penale Pjesëmarrje në rrahje. Për tetë të akuzuarit Gjykata Themelore Tetovë dorëzoi propozim për caktimin e masës së kujdesit derisa për një person propozoi masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktvendimit, ngase bëhet fjalë për shtetas të Shqipërisë.

“Gjatë hetimit, Prokurori Publik ka vërtetuar se të akuzuarit kanë qenë pjesë e dy grupeve kundërshtare, të cilët me marrëveshje paraprake dhe për shkak të modurimit të ndërsjelltë, me automjete kanë ardhur në vendin e incidentit në Reçicë të Vogël. Pesë prej tyre, mes të cilëve edhe personi I vrarë, kanë qenë të armatosur me revole, ku ka ardhur deri tek përplasja verbale që ka degjeneruar në rrahje dhe përdorimin e armës së zjarrit. Përpos, revoleve, në rrahje janë shfrytëzuar shkopa bejzbolli, sëpatë, thikë dhe mjete tjera.

Akuza e Prokurorisë Themelore Publike Tetovë është mbështetur me grumbullimin e materialit të zgjeruar dëshmues, rezultate nga një numër I madh I ekspertizave, analiza të gjurmëve nga armët si dhe video-xhirime të siguruara nga kamera të sigurisë. /Express/

Artikulli paraprakIncidenti në Reçicë të Vogël, akuzohen 13 persona
Artikulli tjetërU dënua me 2 vite burg, Gruevski thyen heshtjen: Kokën lartë o maqedonasit e mi krenarë