Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk është i gatshëm që në asnjë mënyrë “ta falë Kosovën”.

Por ai ka thënë se cilado qoftë të jetë zgjidhja me Kosovën, do të nënkuptojë edhe fundin e tij në politikë, shkruan RTS, përcjell Klan Kosova.

“Kjo sepse serbët kurrë nuk do ta falin të ardhmen e tyre më të mirë”, ka deklaruar Vuçiq.

Më tej duke folur për marrëdhëniet me Kroacinë, Vuçiq, ka thënë se serbët dhe kroatët kanë të ardhme të përbashkët dhe që do të jenë më afër njëri-tjetrit se kurrë më parë – edhe më afër se që janë sot, lidhur edhe me politikat ditore.