Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar ndaj raportimeve se Britania e Madhe mund t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që sesionet për Kosovën të hiqen ose të mbyllen për publikun. Serbia e ka interpretuar këtë informacion, si një tendencë për të ushtruar presion ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës.

Vuçiq ka thënë se kjo tendencë ‘nuk është që nga dje’.

“Këtë po mundohet ta bëj jo vetëm Britania e Madhe por edhe Amerika, Franca dhe ato janë vende që e kanë njohur Kosovën qe një kohë të gjatë. Ata thonë se nuk ka probleme në Kosovë dhe në këtë mënyrë, nuk ka nevojë të raportohet çdo gjashtë muaj, por ne do të shkojmë në mbledhjet plenare. Ata kanë punuar qe një kohë të gjatë në këtë pikë dhe pothuajse kanë kompletuar punën e tyre lidhur me Kosovën’, ka thënë Vuçiq, transmeton Periskopi.

Vuçiq ka thënë se nuk është aspak e lehtë të vazhdohet lufta në në këtë mënyrë.

“Periudha në vazhdim do të jetë vendimtare por edhe e vështirë për vendin tonë, qytetarët dhe popullin tonë. Unë pres që në vazhdim presioni ndaj nesh do të rritet edhe më shumë por ne do të bëjmë përpjekje të gjejmë një kompromis të duhur. Presim se çka kanë ata për t’i ofruar Serbisë dhe më pas do të marrim vendimet”, ka thënë Vuçiq, shkruan Periskopi.

Ai ka përmendur ndihmën e vazhdueshme që Rusia i jep Serbisë lidhur me Kosovën dhe pret ‘që kështu të ndodh edhe më tutje’.

Vuçiq ka thënë se ai gjithashtu do të diskutojë edhe ‘me miqt kinezë’.

“Jemi në një situatë ku çkado që bën – ndjehesh i gjunjëzuar dhe çkado që bën – nuk është mirë. Kështu, çdo ditë, kafeneve të Beogradit njerëzit ulen dhe flasim se si Mourinho dhe Guardiola nuk kanë ide në futboll – çka do të thonë ata për ne tani”, ka thënë Vuçiq. /Periskopi/

Artikulli paraprakMakinat e policisë më të shpejta në botë
Artikulli tjetërDy antibiotikë natyral për një shëndet më të mirë