Pas gati dy dekadave do të ketë përballje televizive në mes të 2 liderëve të dy partive më të mëdha në vend.

Në Televizioni e Maqedonisë sonte në orën 20.00, në program do të jetë dueli i parë mes kryetarit të Qeverisë dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev, dhe kryetarin të partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Duelin televiziv javën e kaluar e kërkoi lideri i partisë opozitare, ndërsa propozimi menjëherë ishte pranuar nga kryeministri. Zëdhënësi i qerisë Mile Boshnjakovski deklaroi se debati do të zgjasë 90 minuta, ndërsa titulli emisionit do të jetë “një vit pushtet, një vit opozitë”.