Gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për zgjerimin e koalicionit qeverisës, kryeministri Zaev konfirmoi se po bisedon me 3 parti politike dhe atë Lëvizjen Besa, PDSH-në dhe partinë e Afrim Gashit, që është në procedurë gjyqësore për parti politike. Nuk ka pengesë nga asnjë partnerë koalicioni për zgjerimin e shumicës. Në kontaktet e sotme plotësuese do të definohen çështjet rreth resorëve, pas së cilës partitë do të duhet të marrin vendim në organet e tyre partiake, transmeton Tetova News.

Ndryshe, këto ditë në disa media doli informata se PDSH dhe Gashi do të jenë pjesë e qeverisë, ndërsa Lëvizja Besa do të mbetet jashtë, gjë e cila sot u demantua nga vet kryeministri Zaev.

Nga burime të afërta nga Lëvizja Besa konfirmojnë se janë në fazen finale të negociatave.

” Sa i përket aspekteve programore tashmë i kemi harmonizuar me pjesën e programit të Qeverisë. Tash ka mbetur që këto ditë të finalizohet edhe aspekti kadrovik, por për hir te korrektësisë ndaj procesit negociues nuk mund të japim detaje. Deri në fund të kësaj jave organet e partisë do të sjellin vendimin përfundimtar dhe ne do dalim para opinionit publik për të publikuar marrëveshjen për pjesmarrjen e Levizjes Besa në qeveri./TetovaNews