Policia e Pejës ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti pas një zënke të çastit me vëllain e tij rreth rregullimit të kopshtit të shtëpisë e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë.

Rasti, sipas raportit të Policisë, ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rasti po trajtohet si dhunë familjare.

Artikulli paraprakUshtria amerikane jep hollësi për vdekjen e rreshterit amerikan në Kosovë
Artikulli tjetërBie nga kati i 6, fëmija shpëtohet nga kalimtarët me çarçaf (Video)