Rreth 1700 mësimdhënës presin transformim të marrëdhënies së tyre të punës. Kërkesat e tyre ngelën në Komisionet të cilat, siç thonë nga Sindikata e arsimit, tashmë një vit e gjysmë nuk funksionojnë. Andaj, rreth 150 mësimdhënës vendosën të ngritin padi penale, por vetëm disa prej këtyre rasteve kanë mbaruar në favor të paditësve. Akuzat e tyre kanë të bëjnë me vendimet selektive të gjykatave.

“Në disa raste të refuzimit të kërkesës, ka procedurë të shpalljes së publikuar, punësohet një person tjetër, pa licencë për provimin e veçantë, ndërsa, punëtorit, i cili ka punuar 2 ose 4 vjet i ndërpritet marrëdhënia pune pa arsyetim. Ka komision i cili duhet ta miratojë atë kërkesë, por këto komisione nuk funksionojnë tashmë 15 muaj, dhe kjo është arsyeja për ngritjen e këtyre procedurave gjyqësore”, tha Vanço Shetanski, përfaqësues Juridik i SASHKU-ut.

Njeriu i parë i SASHK-ut, Jakim Nedellkov njoftoi se nga viti 2009 deri në mars të vitit 2017, janë bërë 8 mijë transformime. Sipas tij, në këtë moment ka mësimdhënës me 5 apo më shumë vite përvojë pune, të cilët ende po presin transformim.

“Numri i atyre të cilët po presin transformim është më i vogël se numri i atyre 8 mijë mësimdhënësve për të cilët është miratuar transformim. Për hir të së vërtetës, kur filluam me transformim në vitin 2009, marrëveshjen e nënshkruam në dhjetor të vitit 2008. Kishte shumë kolegë të cilët edhe pas 10,15 ose 20 vjetëve ende po presin transformim të marrëveshjes së punës, të cilët i ka punësuar qeveria e atëhershme, pjesë e së cilës është ministrja aktuale, ndërsa ne si sindikata nuk kemi problem me përkatësinë politike, fetare apo nacionale të të punësuarve tanë”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Komisionet për transformimin e marrëdhënies së punës funksionojnë në kuadër të pushtetit lokal, megjithatë, tani për tani, nuk ka përgjigje nga Bashkësia e vetëqeverisjes lokale në lidhje me planin e tyre për zgjidhjen e këtij problemi. Nga SASHK-u thonë se bëhet fjalë për problem teknik duke shtuar se edhe pushtetet lokale me qëllim e zvarrisin procesin e formimit të këtyre komisioneve.

Përgatiti Mihajllo Vidimliski