Home Bota 450 të vdekur në spital, iu dha qetësues i panevojshëm

450 të vdekur në spital, iu dha qetësues i panevojshëm

1
0

Më shumë se 450 pacientë vdiqën pasi iu dha një qetësues tepër i fortë, pa qenë e nevojshme. Të dhënat vijnë nga spitali Gosport War Memorial Hospital, në Angli.

Në një raport të publikuar këtë të mërkurë, paneli i pavarur tha se duke marrë parasysh faktin se mungojnë disa të dhëna, numri i viktimave mund të shtohet me 200.

Sipas asaj që shkruan BBC, raporti doli në konkluzionin se kishte pasur një “shpërfillje për jetën e njeriut”, për një numër të madh pacientësh nga viti 1989 deri në vitin 2000.

Në raport thuhet se kishte një regjim anti-institucional për të dhënë një sasi të madhe dhe të pajustifikuar të një medikamenti, në spitalin e Hampshire.

Kryeministrja britanike, Theresa May e konsideroi këtë ngjarje si tepër shqetësuese dhe u kërkoi falje familjarëve për kohën që iu desh të prisnin për të marrë përgjigje për vdekjen e njerëzve të tyre të dashur.

Pritet që raporti të analizohet nga organet kompetente, që do të vlerësojnë mundësinë për të ngritur ose jo akuza./tvklan.al

Previous articleRisia e Instagramit, tani edhe klipe 60 minutëshe
Next articleAktivistja e njohur e sëmurë rëndë/ “E ndjej fundin, po iki. JU DUA”