Një foto e shkrepur gjatë ditës së sotme të Agron Llakajt, moderatorit, aktorit dhe autorit të “Al Pazar” me Ben Blushin, drejtorin e Top Channel u interpretua si një lëvizje e mundshme e Gonit në këtë televizion.

Tiranapost ka kontaktuar vetë Agronin për të mësuar diçka më shumë se sa supozimet që shkruheshin lart e poshtë.

“Një kafe, miqësi e vjetër, më bëri një propozim po ideja është kështu që mund të iki nga Vizioni mund të mos iki nga Vizioni.

Jam duke vlerësuar propozimin”, tha Agron Llakaj.

Ndërkohë që u pyet edhe nëse do të kishte largim a do ishte individual apo i gjithë programit dhe ai tha se është autor i spektaklit të humorit, duke nënkuptuar që nëse ka ndryshime, shpërngulet i gjithë emisioni.