Home Aktualitet Lajme Ahmeti: Shqiptarët ishin pjesë e procesit të marrëveshjes për emrin (VIDEO)

Ahmeti: Shqiptarët ishin pjesë e procesit të marrëveshjes për emrin (VIDEO)

1
0

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ai dhe partia e tij kanë qenë pjesë në negociatat për emrin, madje edhe në emërtimin e ri të vendit. Në emisionin “Rruga Drejt” që do të transmetohet sonte në 20 e 40 minuta, Ahmeti theksoi se shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë problem për vendin.

Pse z.Ahmeti në këtë marrëveshje nuk përmenden në asnjë rresht shqiptarët? Nuk e di në çfarë kontesti e thoni, por shqiptarët nuk kanë qenë problemi në këtë rast, në Republikën e Maqedonisë. Shqiptarët kanë qenë një pjesë aktive, e cila ka kontribuuar për zgjidhjen e problemit. Vallë emri i ri “Maqedonia e Veriut” reflekton identitetin edhe të shqiptarëve? Sigurisht që ne kemi qenë pjesë e zgjidhjes së problemit. Ne kemi qenë pjesë e procesit. Jorastësisht e thash unë që intenzivisht 10 vitet e fundit kemi pasur kontakte të drejtpërdrejta – deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Previous article4 strategji për të mposhtur frikën e dështimit
Next articleTusk: Konfirmimi i datës së negociatave, çështje orësh (VIDEO)