Një aksident i rëndë para pak çastesh në magjistralen “Kaçanik Ferizaj”, afër “Mileniumi Resort”, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Të dy personat e lënduar janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Në pamjet nga ky aksident, shihet se si vetura i del përpara kamionit i cili ishte duke ardhur në kahjen e kundërt.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar deri te ky aksident./Indeksonline/