Home Rajoni Aksident i rëndë në Gjirokastër, përplasen 3 makina

Aksident i rëndë në Gjirokastër, përplasen 3 makina

2
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë,ku si pasojë ka kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe drejtuesi i automjetit të ‘Volksvagen’, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është identifikuar me mbiemrin Kordha.

Nga burimet e policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur në hyrje të lagjes Kordhoce të Lazaratit.

Bëhet me dije se automjeti tip ‘Golf’ i ka prerë rrugën ‘Xhipit ‘dhe mjetit tjetër furgon ‘Volksvagen’ duke shkaktuar aksidentin.

Njoftimi i Policisë së Gjirokastrës:

Njoftohemi se rreth orës 08:30, në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavie, në vendin e quajtur Kordhocë janë përplasur tre automjete.

Automjeti tip Mercedes Benz me targa AA 400 CV, me drejtues shtetasin I.B, banues në Gjirokastër.

Automjeti tip Volsvagen me targa AA 031 CG, me drejtues shtetasin B.K, banues në Tiranë.

Si dhe automjeti tip Volsvagen me targa AA 246 IM, me drejtues shtetasin A. M, banues në Këlcyrë.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit B. K., dhe O. B., të cilët ndodhen në spitalin rajonal “Omer Nishani” për ndihmë mjekësore, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./syri.net

Previous articleLëng rrushi me mjaltë, receta magjike për heqjen e kalorive!
Next articleLG V40, smartfoni i parë në botë me pesë kamera