Home Aktualitet Lajme Aleanca për Shqiptarët, ekspozitë me dëshmitë e Teuta Arifit

Aleanca për Shqiptarët, ekspozitë me dëshmitë e Teuta Arifit

2
0

Ekspozitë me mbi 200 fotografi të rrugëve me gropa dhe të shkatërruara, ka hapur para komunës së Tetovës, dega e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë. Ata kanë rikujtuar kryetaren Teuta Arifi për premtimet e dhëna gjatë fushatës dhe kanë kërkuar llogari për atë se ku përfundojnë paratë e qytetarëve që paguhen për mirëmbajtjen e rrugëve.

Gjendja e rrugëve në Tetovë është alarmante. Këto gropa janë në çdo lagje dhe në çdo vendbanim të Tetovës. Qytetarët paguajnë rregullisht mirëmbajtjen e rrugëve përmes sigurimit të automjeteve të tyre, ndërkohë që paguajnë dhjetëfish më shumë për rregullimin e automjeteve që i amortizojnë gjatë vozitjes nëpër rrugët e shkatërruara të Tetovës. Pyesim kryetaren e komunës se për çfarë arsye nuk i mirëmbani rrugët e Tetovës me rrethinë? – tha Altrim Mamuti, Kryetar i degës së A.SH. Tetovë.

Nga ana tjetër, nga komuna e Tetovës. aktivitetin e kanë cilësuar si politikë ditore. Edhe më tej ata nuk sqaruan mos-mirëmbajtjen dhe mos-sanimin e rrugëve.

Ashtu sikurse të gjitha institucionet në Maqedoni duhet ta kryejnë punën e tyre edhe gastronomia duhet ta kryej punën e vet. Megjithatë zgjedhjet përfunduan, rezultati ishte ai që ishte dhe normalisht partitë politike janë të lira të bëjnë aktivitetet e tyre – deklaroi Armend Fazliu, zëdhënës i komunës së Tetovës.

Aleanca për Shqiptarët kanë paralajmëruar edhe aktivitete të tjera të këtij lloji, duke kujtuar përmes fotografive, mospërmbushjet e premtimeve që gjatë fushatës parazgjedhore ka dhënë e para e Tetovës, Teuta Arifi./am/

Previous articleKonsumoni arra? Zbuloni si ndikon te rrahjet e zemrës
Next articleKazinoja në afërsi të UT-së nuk do të hapet?