Home Analiza Ambicia tregtare: Kinezët i vënë syrin Europës

Ambicia tregtare: Kinezët i vënë syrin Europës

2
0

Gjatë dekadës së fundit, korporatat kineze nuk i kanë kursyer ofertat për investime nëpër botë. Nga Azia në Afrikë, SHBA-të dhe Amerika Latine, rezultatet janë në rritje, ndërsa Kina renditet ekonomia e dytë e botës. Por ajo që pak e dinë është se Kina po zgjerohet edhe në Europë.

Bloomberg ka përpiluar një hartë të investimeve të Kinës në kontinentin e vjetër. 318 miliardë dollarë janë investuar në dhjetëvjeçarin e fundit nga kompani kineze. Sipas të dhënave, gjatë dekadës së fundit, kontineti ka rreth 45% më shumë aktivitete të tilla me Kinën sesa me SHBA-të.

Vëllimi dhe natyra e disa prej këtyre investimeve variojnë që nga infrastruktura kritike në Evropën Lindore dhe Jugore deri te kompanitë e teknologjisë së lartë në Perëndim, çka ka shtuar shqetësimet në Bashkimin Evropian. Krerë shtetesh që nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez Emmanuel Macron, po ngulin këmbë në një strategji të përbashkët për të trajtuar përparimin e pamëshirshëm të Kinës në Evropë, me pak opozitë nga periferia e unionit.

Sipas hartës së Bloomberg, Britania e Madhe dhe Gjermania janë dy shtetet ku Kina ka investuar më shumë. Në Britani, kompanitë kineze kanë gjithsej 227 marrëveshje, ndërsa në Gjermani 225 të tilla.

Pas tyre vjen Franca me 89 kontrata dhe Italia me 85 të tilla.

Në Shqipëri janë dy kontrata, më e rëndësishmja ajo për minierën e Perlatit, me vlerë 2.5 milionë dollarë.

Kina ka marrë kontrollin e rreth 350 kompanive, që nga Pirelli & C.SpA në Itali e deri te irlandezja Avolon Holdings Ltd. Po ashtu, kompanitë kineze kanë gjithashtu pjesërisht ose tërësisht kontrollin e katër aeroporteve, gjashtë porteve detare, parqe me erë në të paktën nëntë vende dhe 13 ekipe profesionale të futbollit.

Por këto shifra nuk reflektojnë ambiciet e vërteta të Kinës. Ato përjashtojnë 355 shkrirje kompanish, investime dhe sipërmarrje të përbashkëta, për cilat nuk ka detaje. Bloomberg vlerëson se mbi një duzinë e marrëveshjeve me profil të lartë në këtë grup sugjerojnë një vlerë totale shtesë prej 13.3 miliardë dollarësh.

Në kohën kur marrëdhëniet me SHBA-të në aspektin tregtar janë në një moment jo të mirë, përpjekje të tilla pritet të shtohen. /Bloomberg-TemA TV/

Previous articleArmët bërthamore, Pompeo paralajmëron Iranin: Do ballafaqohet me “zemërimin e gjithë botës”
Next articleVIDEOT e frikshme: Skenat apokaliptike, ja çfarë ndodhi në Tiranë pas mesnatës