Teksa ditët e fundit, lajmi për largimin e Blendi Fevziut nga Tv Klan, vijon të pompohet gjithnjë e më tepër, brenda televizionit vijojnë polemikat.

Edhe pse ende nuk kemi një përgjigje konkrete rreth kësaj dileme, vetë Fevziu ka dhënë dy versione nëpër intervista: “Ose do të shkoj, ose nuk do shkoj”.

Megjithatë, s’mund të themi se ky lajm ka mbetur pa i marrë vëmendjen figurave më të njohura të Tv Klan.

Mbrëmjen e djeshme në ditëlindjen e Ardit Gjebreas, ndër të ftuarit e pranishëm kanë qenë edhe çifti Aleksandër-Alba Frangaj.

Teksa Gjebrea ka marrë mikrofonin për të falenderuar të gjithë të pranishmit, ndër të tjera ka thënë:

“Gjenerali e bën edhe me të rinj televizionin”.

Sipas të njëjtave burime për “Newsbomb.al”, Gjebrea e ka shprehur këtë si për të thumbuar lëvizjen e mundshme të Blendi Fevziut. (TemA)