Home Aktualitet Lajme ASH: Institucionet të mos heshtin por të reagojnë për kërcënimet ndaj Taravarit

ASH: Institucionet të mos heshtin por të reagojnë për kërcënimet ndaj Taravarit

8
0

Aleanca për Shqiptarët reagoi lidhur me kërcënimin e sekretarit të saj të përgjithshëm dhe kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“Kërcënimi me jetë ndaj Sekretarit Gjeneral të Aleancës për Shqiptarët dhe Kryetarit të Komunës së Gostivarit dr Arben Taravarit dhe familjes së tij, nga ana e militantit partiak Hebib Fejzulit me dosje kriminale, paraqet goditje mbi subjektin partiak Aleanca për Shqiptarët, qyetarëve të Komunës së Gostivarit dhe mbarë opinionit. Ky akt i turpshëm, i kërcnimit me jetë, tregon edhe anën e errët të subjektit politik BDI dhe eksponentëve të tyre partiak, të veshur me petkun e pushtetit, të mbrojtur nga ligji, dhe drejtësia, që i japin të drejtë vehtes të sillen si sherifa lokal, madje të kërcnojnë një Kryetar Komune i zgjedhur me vota legjitime të qytetarëve të saj.

Ky akt vandal, i milatntit të BDI, i njohur për dosje kriminale, është vazhdim i obstrukcioneve she shantazheve te ndryshme politike që LSDM dhe BDI i bëjnë Komunës së Gostivarit, herë me marrjen e Kompetencave për Arsim, emrimin e drejtorëve të rinj dhe bllokimin e buxhetit Komunal.”, thekson ASH-së.

Kjo parti më tej nënvizon se është koha që militantët e BDI-së në Gostivar ta pranojnë realitetin që gostivarasit e kanë dënuar politikën lokale të BDI, pikërisht siç thuhet “për shkak të “sherifafe” lokal, që kanë qenë të paprekshëm ndaj ligjit dhe policisë.”

“Ftojmë organet e rendit, dhe prokurorinë që sa më parë të marrin masa konkrete ndaj dhunuesve dhe kërcnuesve, ti nxjerin para drejtësisë, dhe të marrin dënimin e merituar, duke ju mundësuar Kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe menaxhmentit të tij ta ushtrojnë punën e tyre dhe ti përmbushin premtimet e dhëna para qytetarëve të Gostivarit.”, reagoi ASH. (INA)

Previous articleFOTOGALERI – Varrimi i Fadil Vokrrit
Next articleSingapori, qytet-shteti vigjilent për sigurinë