Një aeroplan i vogël bëri një ulje emergjente të premten në Huntington Beach të Los Anxheles.

“Policia arriti në zonën e Newland Street dhe Hamilton Avenue më pak se dy minuta pasi morën një raportim për një incidentit në orën 16:55”, tha zyrtarja Angela Bennett.

“Nuk pati lëndime”, shtoi ajo.

Bennett e përshkroi aeroplanin si një avion të vogël personal, megjithëse ajo nuk e dinte tipin specifik.

“Një problem mekanik duket të jetë shkaku i uljes emergjente”, tha Bennett. Piloti më parë kishte njoftuar Administratën e Aviacionit Federal për uljen.

Artikulli paraprakAnalistët kritikojnë zgjerimin e koalicionit qeveritar
Artikulli tjetërNë Universitetin e Tetovës sot u promovuan apsolventët e gjeneratës 2017/2018