Meteorologët kishin paralajmëruar se nga sot vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe se do të bien temperaturat.

Fashiti Kishnarekë i Drenasit sot është përfshirë nga moti i keq.

Siç kanë njoftuar banorët e fshatit, gjatë pasdites së sotme ka rënë breshër, i cili ka shkaktuar dëme të konsideruara në kultura bujqësore.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në perimtari.

Breshër e shi pati edhe në qytetin e Pejës.

Në fotot e dërguara nga një qytetarë  shihet se sasia e breshri ka qenë e madhe.