Home Bota Britania aktivizon avionin ushtarak më të shpejtin në botë, funksional për çdo...

Britania aktivizon avionin ushtarak më të shpejtin në botë, funksional për çdo operacion

3
0

Avioni luftarak britanik me vlerë 150 milionë funta F-35b është lëshuar në Norfolk pasi kishte kaluar Atlantikun.

Katër avionët të prodhuara nga Lockheed Martin, kanë bërë një udhëtim prej 3, 000 miljesh nga Carolina jugore në bazën e Marhamit për tetë orë.

Fluturimi i avionit supër të shpejtë është përshendetur nga shefi ajror, marshalli Sir Stephen Hillier dhe personalitete të tjera.

F-35 Rrufeja II është një avion luftarak i gjeneratës së pestë, i projektuar për shumë role dhe i angazhuar në objektivat tokësore dhe ajrore, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

“Është sikur brendi i ri i Ferrarit”, thotë një burim ushtarak.

“Avioni i frikshëm luftarak, do ta mbrojë Britaninë e Madhe dhe aletatët e saj nga kërcënimet që vijnë përtej botës”, thotë sekretari i mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Gavin Ëilliamson.

Avioni i gjeneratës së pestë ka shpejtësi më të madhe se 1,200mph, do të bashkohen me avionin në RAF Marham deri në fillim të gushtit./Periskopi/

Previous articleItali, si u kapën 10 ton hashash në anijen e peshkimit
Next article50 vjet më parë u vra Robert Kenedy, ngjarja që ndryshoi historinë e Amerikës