‘Gordana Jankullovska nuk ka arsye pse të shqetësohet, sepse ajo, ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë të Republikës së Maqedonisë do të trajtohet sipas ligjit’, u përgjigj ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovsa, letrës së dërguar nga e ish-ministres së Punëve të Brendshëm, ku i drejtoheshe asaj dhe ministres së re të Drejtësisë, Renata Deskoska, për shkeljen e të drejtave të saj në gjykimin për lëndën e PPS-së në të cilën ajo është e akuzuar.

“Lidhur me atë që shkruan në letër, ndërsa ka të bëjë me vendimet gjyqësore, praktikat dhe procedurat, kjo nuk është në kompetencën time”, tha Carovska duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve para Konferencës së dytë ndërkombëtare “Gratë në energjetikë 2018”.

Jankullovska letrën e hapur ia dërgoi ministres Deskoska dhe Carovska të shtunën e kaluar duke u ankuar për të drejtat e saj si e akuzuar dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe grave, si grua shtatzënë./am/