Ngjyra kafe e errët ka qenë për dekada sinonim i Coca-Cola, por tashmë nuk është më kështu.

Japonia ka nxjerrë në treg një version të ri të pijes popullore, një lëng i tejdukshëm i cili duket si ujë por që në fakt është “Coca Cola Clear”, një pije me zero kalori sipas prodhuesit.

“Coca-Cola Japan” doli me konceptin e lënies së përbërësve të karamelit që i japin pije ngjyrën e saj të dallueshme dhe e zhvilluan atë për një vit para se selia e SHBA-së ta miratonte idenë.

Pija ka shijen e limonit dhe ka zero kalori. Për këtë pije më shumë se 50 mostra dhe shije u eksperimentuan derisa u mor vendimi dhe u përzgjodh shija e limonit.

“Coca Cola Clear” do të dalë në treg ditën e hënë në Japoni, por ende nuk dihet nëse këtë pije mund ta gjeni në të gjithë botën./Scan/