Ceo Georgievski dhe Stojan Pavllevski për të cilët Prokuroria pas shqyrtimit të provave të reja e ndryshoi aktpadinë, nga tentim për vrasjen e deputetit Zijadin Sela në dhunë për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, sot në gjykatë e pranuan fajin në bazë të aktakuzës së re.

“E pranoj fajin, e kuptoj akuzën”, tha Georgievski. Derisa avokati i tij Donço Nakov kërkoi që në pajtim me aktakuzën e re procedura ndaj klientit të tij Cejo Georgievski të zhvillohet ndaras.

Edhe i akuzuari Stojan Pavllevski, tha se pas prezantimit të video materialeve të reja ndjehet fajtor dhe e pranon fajin.

“E pranoj fajin. Ndjehem fajtorë për veprën për të cilën ngarkohem”, tha Pavllevski.

Që të dy të akuzuarit thanë se me vetëdije dhe në mënyrë vullnetare e pranojnë fajin.

Ne gjykate vazhdon gjykimi për dhunën ndaj Seles. Gjate seancës do te thuhen fjalët përfundimtare nga ana e Prokurorisë dhe palës mbrojtëse. Ne seancën e kaluar ndaj 2 personave akuza u ndryshua nga tentim për vrasje në dhunë, ndërsa një personi tjetër u lirua nga akuza, kurse ndaj 7 te tjerë akuza mbetet e njëjte, tentim vrasje. Pas këtij vendimi njeri nga te akuzuarit u alivanos, i njëjti po ndjek seancën nga burgu shtëpiak./am/