Me keqardhje të thellë konfirmojmë, që gjatë një tentim grabitje në Gao, Mali, tre të punësuar të kompanisë sonë u sulmuan, sulm i cili rezultoi me lëndime të tyre. Fatkeqësisht një nga të punësuarit ( E.I. nga Tetova , Maqedoni ), nuk i mbijetoi këtij sulmi, ndërsa dy të tjerët edhe pse pësuan lëndime, janë jashtë rrezikut të jetës.

Ekipi për menaxhimin e krizave të Ekologut, menjëherë arriti në vendin e ngjarjes dhe bëri evakuimin e të lënduarve në spitalin e specialistik në Dakar, ku pranuan trajtimin më të mirë të mundshëm. Gjendja e tyre është e mirë dhe tani më kanë komunikuar me familjet e tyre.

Në këto momente të vështira për familjet e të pësuarve, do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë për t’i suportuar dhe për të qëndruar pranë tyre. Tani më janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet lidhur më kthimin e të ndjerit në vend. Lidhur më këtë cështje sensitive, dëshirojmë të shprehim mirënjohje të thellë, Ministrisê sê Shëndetesisë në Mali, në krye me Pr. Samba Ousmane, për gatishmërinë për të ndihmuar lidhur me pjesën administrative të punës në vendngjarje dhe për gjithë suportin që ka dhënë në këtë situatë të rëndë.

Gjatë gjithë kohës jemi dhe do të jemi më familjet e të afektuarve nga ky incident tragjik.

Deklaroi Kaan Savul, Group Chief Communications Officer