Home Shëndeti Era e keqe e gojës paralajmëron për sëmundje të ndryshme

Era e keqe e gojës paralajmëron për sëmundje të ndryshme

3
0

Era e keqe e gojës paraqitet tek personat me dehidrim të shprehur të organizmit, te temperatura e lartë, barkqitja dhe vjellja e shpeshtë. Era e keqe e gojës na paralajmëron për sëmundje të ndryshme që mund të kemi. Ka shumë persona të cilët i lajnë rregullisht dhëmbët e tyre dhe përsëri kanë erë të keqe.

Nganjëherë edhe stresi mund të ndikojë në paraqitjen e erës së përkohshme nga goja. Në këto raste mund të bëhet fjalë për sëmundje të traktit respirator, tretës, urogjenital dhe endokrin.

Era e keqe nga goja mund të jetë edhe pasojë e ndonjë procesi patologjik në organizëm dhe atëherë ajo mund të largohet vetëm pas mjekimit të sëmundjes bazë.Sëmundjet e ezofagut, lukthit dhe zorrëve, sidomos ato kancerogjene, përcillen me erë të keqe nga goja. Për diabetikët është karakteristike era e acetonit, për të sëmurët me cirrozë të mëlçisë është karakteristike era e gjakut të zbërthyer, ndërsa te sëmundjet e veshkave me uremi, paraqitet era e amoniakut.

Për shkak të lidhjes anatomike, thuajse të gjitha sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes japin erë të keqe nga goja, ndërsa kjo doemos ndodh te të sëmurët me bronkektazi dhe apces pulmonar.

Dhëmbët me karies dhe dhëmbët e prishur gjithashtu edhe rrënjët e mbetura dhe xhepat parodontozë të cilët janë vende ku përqendrohet ushqimi i mbetur në gojë me kalimin e kohës zbërthehen dhe japin erë shumë të keqe

Era e pakëndshme e gojës paraqitet edhe pas nxjerrjes së dhëmbëve ose pas ndërhyrjeve tjera kirurgjike në gojë. Erë shumë e keqe u vjen personave të cilët kanë ulceracione në zgavrën e gojës (afta, stomatit herpetik dhe infeksione tjera virusale të gojës) ose nekrozë në gojë (AIDS, leukozë).

Previous articleLëvizja parandalon më shumë se 40 sëmundje
Next articleDisa këshilla praktike për ju që dëshironi të riktheni flokët