Home Aktualitet Lajme Fillon regjistrimi në shkollat e mesme

Fillon regjistrimi në shkollat e mesme

4
0

Në të gjitha shkollat e mesme shtetërore sot dhe nesër do të kryhet afati i parë i regjistrimin të nxënësve për vitin shkollor 2018/2019. Rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 20 qershor. Testimi kualifikues do të organizohet më 22 qershor, ndërsa rang-listat përfundimtare me rezultatet do të publikohen më 25 qershor.

Afati i dytë dhe regjistrimi i nxënësve në qershor do të realizohet në datën 28, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen ditën e ardhshme, më 29 qershor.

Sipas konkursit të cilin MASH e publikoi të martën, nxënësit mund të zgjedhin gjimnaze, arsim profesional (arsim teknik – me kohëzgjatje katërvjeçare, arsim profesional për zanate – kohëzgjatje tre vjeçare dhe dy vjeçare), arsim të mesëm të arteve dhe arsim të mesëm për nxënës me nevoja të veçanta.

Previous articlePas protestave të mbrëmshme, situata sot para Kuvendit duket e qetë
Next articleNigeri, vriten 31 persona nga sulme vetëvrasëse