Një tablo e piktorit ekspresionist gjerman, Max Beckmann “Egjiptiania” u shit sot në ankand në Berlin për 4,7 milionë euro, një shumë që nuk ishte arritur kurrë më parë në një ankand të veprave të artit në Gjermani, sipas medias gjermane.

Vepra, një tablo në vaj u pikturua në vitin 1942 në Holandë nga Beckmann (1884-1950), u vlerësua fillimisht për dy milionë euro.

Vepra u ble nga një blerës anonim gjatë shitjes në kompaninë berlineze të ankandeve “Villa Grisebach”, sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA.

Ky është çmimi më i lartë i regjistruar ndonjëherë më parë në Gjermani në kuadër të ankandeve të veprave të artit, u shpreh për DPA, Peter Graf zu Eltz, komisioneri i ngarkuar në këto ankande./atsh