Home Aktualitet Kosovë Haradinaj falënderon policinë dhe qytetarët për pjekurinë që treguan derisa u festua...

Haradinaj falënderon policinë dhe qytetarët për pjekurinë që treguan derisa u festua “Vidovdani”

1
0

Serbë nga Serbia dhe Kosova sot në e Graçanicë dhe Gazimestan, shënuan festën që ata e quajnë Vidovdan, e cila përkon me 629 vjetorin e humbjes së Betejës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas këtij shënimi tha se rruga evropiane e Kosovës po ndërtohet mbi bazën e respektimit të të drejtave të gjithsecilit, gjithnjë në përputhje me interesat e shtetit, në sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Sot edhe njëherë Policia e Kosovë tregoi profesionalizëm dhe përkushtim në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit. Pelegrinëve serb, që morën pjesë në shënimin e Betejës së Kosovës në Gazimestan, i janë ofruar të gjitha mundësitë që këtë ritual ta shënojnë në mënyrën siç ata kanë dashur. Më lejoni që t’i falënderojë në veçanti Policinë e Kosovës dhe të gjithë qytetarët për qetësinë dhe pjekurinë e treguar”, ka shkruar Haradinaj.

Previous articleTusk: Konfirmimi i datës së negociatave, çështje orësh (VIDEO)
Next articleJankulloska bëhet nënë, ka lindur djalë