Home Argëtim Imami: Mos i lini gratë të shkojnë në plazh, rrihini me bishtin...

Imami: Mos i lini gratë të shkojnë në plazh, rrihini me bishtin e sëpatës (VIDEO)

2
0

Një imam është filmuar teksa u bënte thirrje besimtarëve myslimanë që të mos i lejonin gratë apo vajzat e tyre që të shkojnë në plazh për ramazan.

Në videon e përhapur gjerësisht në rrjetet sociale, imami u bën thirrje besimtarëve që ta ndalojnë diçka të tillë pasi sipas tij, në periudhën e agjërimit përbën mëkat.

Madje, ai u sugjeron edhe rrahjen e tyre përmes bishtit të sëpatës.

“Mos i leni me shku në det gratë gjatë Ramazanit. Bishtin e sakicës (lloj sëpate) e keni pas dere? Nëse është nevoja përdoreni”, thotë imami.

Previous articleVIDEO/Ja ç’bëri pas golit të Rusisë Putin
Next articleSi të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale