Home Bota Indonezi, shpërthimi i vullkanit mbyll aeroportin

Indonezi, shpërthimi i vullkanit mbyll aeroportin

2
0

Aeroporti i Balit në Indonezi u mbyll për shkak të shpërthimit të hirit nga vullkani Agung, i cili në muajin nëntor shkaktoi shqetësime në aeroport për javë të tëra.

Autoritetet e aeroportit kanë thënë se shpresojnë të jenë në gjendje të rifillojnë fluturimet në mbrëmje.

Shpërthimi i fundit masiv i vullkanit Agung, rreth 70 kilometra nga aeroporti, daton në vitin 1964, ku humbën jetën më shumë se 1,700 njerëz.

Previous articlePesë këshilla si të përzgjidhni shalqinin perfekt
Next articleZAEV:E SHIKUAM VENDIN TONË NË HARTËN E VENDEVE ANËTARE TË NATO-S