Home Aktualitet Lajme Ivanov nuk ndërron qëndrimin, i gatshëm të përballet me ipiçmentin

Ivanov nuk ndërron qëndrimin, i gatshëm të përballet me ipiçmentin

2
0

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivnaov i ka bërë thirrje kryeministrit Zoran Zaev që menjëherë të ngrit procedurë për impiçment pasi që qëndrimi i tij në lidhje me marrëveshjen për emrin është përfundimtar dhe se nuk lëshon pe.

“I bëjë thirrje Zaevit që me dy të tretën e votave, të domosdoshme për ndryshime kushtetuese, menjëherë të inicioj procedurë për konstatimin e përgjegjësisë së presidentit të Maqedonisë, gjegjësisht impiçment”, thuhet në kumtesën e Presidencës, në lidhje me deklaratën e djeshme të kryeministrit Zaev se do të ngrit procedurë për përgjegjësi, nëse Ivanov nuk e dekreton Marrëveshjen për emrin me Greqinë.

“Qëndrimi im në lidhje me marrëveshjen e dëmshme për emrin është përfundimtar dhe mbetet i pandryshueshëm edhe përskaj të gjitha kërcënimeve dhe trysnive”, thuhget në njoftimin e lëshuar nga kabineti i Presidentit Gjorge Ivanov./am/

Previous articleJevtiq: Të zhvendosurit nga Kosova ende nuk mund të kthehen
Next articleKuvend, fillon seanca për ratifikimin e Marrëveshjes