Është publikuar videoklipi i këngës së Rita Orës, ”Girls”, projekt ky i cili erdhi kohë më parë në bashkëpunim edhe më këngëtaren Bebe Rexha.

Përveç shqiptares Bebe Rexha, në këngën e Rita Orës bashkëpunuan edhe Cardi B e Charli XCX, njofton Klan Kosova.

Rita Ora shumë herë është komentuar për mundësinë të jetë biseksuale, komente të cilat u shtuan dhe u bënë më të zëshme më publikimin e këngës ”Girls” të cilën mund të dëgjoni të publikuar më poshtë: